Top News/ Përmbytjet apokaliptike në Spanjë, rritet numri i viktimave, kërkime për të zhdukurit
31/10/2024 20:55

Të paktën 158 persona raportohet se anë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve më vdekjeprurëse që kanë goditur Spanjën në historinë e saj moderne, pasi shiu i rrëmbyeshëm goditi rajonin lindor të Valencias, duke marrë me vete ura dhe ndërtesa, thanë autoritetet lokale. Banorët e Valencias thanë për BBC se të gjithë ata njohin dikë që ka vdekur nga vërshimi I ujit. Ndërsa po vijojnë kërkimet për të zhdukurit .Meteorologët thanë se shiu i një viti kishte rënë në tetë orë në pjesë të Valencias të martën, duke shkaktuar aksidente zinxhir në autostrada dhe zhytjen nën ujë të tokës bujqësore në një rajon që prodhon dy të tretat e agrumeve në Spanjë, një eksportues kryesor global. Banorët në vendet më të goditura thanë se kishin parë njerëz duke u ngjitur mbi çatitë e makinave të tyre, ndërsa një valë uji bojëkafe shpërtheu nëpër rrugë, duke shkulur pemët dhe duke shembur mure ndërtesash. "Ishte si një tsunami," thotë Denis Hlavaty, i cili priti skuadrat e shpëtimit, i ngjitur mbi një parvaz në pikën e karburantit ku ai punonte. "Unë e kalova natën atje, i rrethuar nga uji që ishte 2 metra i thellë." Ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles tha se një njësi ushtarake e specializuar në operacionet e shpëtimit do të fillojë të enjten të kërkojë të zhdukurit me qen nuhatës në zonat më të goditura. E pyetur nëse numri i viktimave ka gjasa të rritet, ajo tha: “Për fat të keq nuk jemi optimistë”. Kryeministri Pedro Sanchez premtoi të rindërtojë infrastrukturën e shkatërruar dhe tha në një fjalim televiziv: "Për ata që në këtë moment ende kërkojnë të dashurit e tyre, e gjithë Spanja qan me ju". Pamjet e xhiruara nga shërbimet e urgjencës nga një helikopter treguan ura që ishin shembur dhe makina dhe kamionë të grumbulluar mbi njëri-tjetrin në autostradat mes fushave të përmbytura jashtë qytetit të Valencias. Trenat për në qytetet e Madridit dhe Barcelonës u anuluan për shkak të përmbytjeve dhe shkollat dhe shërbimet e tjera thelbësore u pezulluan në zonat më të goditura, thanë zyrtarët.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34