Përmbytje intensive kanë shkaktuar dëme në makina dhe shtëpi në Les Cases d’Alcanar, në bregun katalan. Banorët thanë për agjencinë e lajmeve AFP se shtëpitë e tyre ishin shkatërruar. “Në bibël flitet për përmbytjet, por ajo që ndodhi këtu, është e paimagjinueshme. Konteinerë e makina nën ujë, njerëz që ngjiteshin mbi mure”, thotë një banor.