Rreshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë shkaktuar përmbytje dhe një sërë problemesh me qarkullimin në disa komuna të Kosovës, duke vënë në gatishmëri autoritetet. E para që ka shpallur gjëndjen e emegjencës ka qënë Komuna e Vushtrrisë e cila është goditur nga një sërë vërshimesh.