Top News/ Përmbytje ‘kolosale’ po vijnë! Një ‘tsunami’ uji 11 metra i lartë drejt qytetit rus
16/04/2024 14:48

Një sasi "kolosale" uji po lëviz drejt qytetit rus të Kurganit, tha guvernatori i rajonit. Vadim Shumkov tha se lumi i tejfryrë Tobol dhe degët e tij kishin prodhuar nivele uji dy herë më të larta se në përmbytjet e fundit të mëdha të regjistruara në 1994. Përmbytjet gjatë dy javëve të fundit kanë detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga Kazakistani verior dhe zonat kufitare të Rusisë. Ato po shkaktohen nga shkrirja e shpejtë e borës dhe akullit, kombinuar me shiun e dendur. Në kanalin e tij në Telegram, Shumkov u bëri thirrje të gjithë banorëve në zonat e kërcënuara nga përmbytjet që të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, me nivelin e ujit që pritet të rritet deri në 11 metra mbi normalen. "Kjo nuk është vetëm një përmbytje, është një kërcënim i madh!" tha ai. "Prandaj, merrni fëmijët, të moshuarit, të afërmit që kanë vështirësi në lëvizje dhe fqinjët e dërgoini në një strehë të përkohshme ose te miqtë dhe të njohurit. Mblidhni dokumentet dhe sendet me vlerë." Kurgani, një qytet me më shumë se 300,000 banorë, është vendndodhja e fabrikës ushtarake Kurganmashzavod, prodhimi i së cilës përfshin automjete luftarake të këmbësorisë dhe tanke të lehta. Nga mediat e huaja ka pasur spekulime se në një moment, edhe kjo fabrikë mund të jetë në zonën e përmbytjes.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00