Një aksident rrugor u shënua mesditën e kësaj të shtune në afërsi të paraburgimit në qytetin e Vlorës. Një automjet u përmbys në rrugë duke përplasur disa makina të tjera, e duke krijuar dëme të mëdha materiale. Drejtuesi i automjetit që humbi kontrollin mori dëmtime dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin rajonal Vlorë. Nga ky aksident janë dëmtuar 5 makina të parkuara sic shihet edhe nga pamjet. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara u bë shkak për humbjen e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit. Policia e Vlorës mundësoi zhbllokimin e qarkullimit për automjetet, teksa ka nisur hetimet lidhur me këtë cështje.