Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe nje tjeter eshte plagosur në qytetin amerikan të Kenosha-s, mbrëmjen e të martës ndërsa grupet u përleshën gjatë protestave që pasuan qëllimin nga policia të një afroamerikani, pak ditë më parë. Imazhet e publikuara online tregonin njerëz që vraponin nëpër rrugët e Kenoshës, në uiskonsin, ndërkohë që të shtëna armësh zjarri dëgjoheshin. Në pamjet video shihej edhe një person i plagosur, i shtrirë në tokë.