Një incident është regjistruar në Kuvendin e Maqedonisë, ku deputetët e opozitës kanë tentuar të ndërpresin seancën. Pas debatit të ashpër, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI, kryetar i Komisionit dhe ish-ministër i Arsimit, i cili ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij. Në video shihet se ka pasur përplasje verbale në mes Arbër Ademi nga BDI, deputetit të OBRM-PDUM-së Antonio Milloshosit.