Top News – Përkujtohet Papa Klementi XI/ Akademia e Shkencave sesion jubilar
16/07/2021 18:00

Akademia e shkencave Nunciatura Apostolike e Vatikanit në Tiranë kanë organizuar një session jubilar në përkujtim të para Gjon Françeskut Albani ose Papa Klementi XI me origjinë shqiptare, një ndër katër Papët që kanë drejtuar më gjatë Selinë e shenjtë. Ai e drejtoi atë për 21 vjet dhe renditet pas Shën Pjetrit që e drejtoi për 35 vjet, Papa Piut IX me 31 vjet dhe Papa Gjon Pali II me 26 vjet. Për të përkujtuar këtë figurë gjztë sesionit jubilar u risollën edhe një herë dimensionet që ai përfaqëson. Skendër Gjinushi, kryetari i Akademisë së Shkencave, përmendi se ndër shumë meritat e Papa Klementit të 11-të i njohim përfundimisht përgjithësimin e etnonimit të ri të vendit dhe të popullit, Shqipëri e shqiptar, që u përdorën për herë të parë si zëvendësues të Arbëri e arbër në procesverbalet e Kuvendit të Mërqisë, i njohur ndryshe si Kuvendi i Arbnit. Ndërsa Arqipeshkvi Luixhi Bonaci (Luigi Bonazzi), Nunci apostolik në Shqipëri, përmendi lidhjet e Vatikanit me Shqipërinë dhe, duke vlerësuar figurën e Papa Klementit XI, tha se ai bën krenar jo vetëm Shqipërinë dhe rrënjët arbërore me të cilat mburrej dhe i përmendte vazhdimisht, por Papa Klementi XI mbahet edhe si një reformator i madh i Kishës Katolike dhe vlerësohet sidomos për integritetin e vlerave që u mundua të përfshijë në drejtimin e saj. Në këtë konferencë referuesit u ndalën në anët themelore të jetës dhe veprës së tij duke theksuar origjinën e tij shqiptare. Sa I takon rolit të Papa Klementi XI në përgatitjen dhe mbajtjen e Kuvendit të Arbrit (14-15 janar 1703) ngjarje që shënon Rilindjen e Parë për shqiptarët, qëllimi ishte të merrte në shqyrtim gjendjen e të krishterëve në Shqipërinë e Veriut, kryesisht, dhe atë të kishës në përgjithësi, dokumentet që u botuan me këtë rast përbëjnë një tekst më të gjerë dhe shenjojnë dukuri e realitete që meritojnë të ndiqen me vëmendje edhe sot. Prof. Ardian Ndreca, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave, duke analizuar dokumentet e këtij Kuvendi tha se aty mund të shohim edhe fillesat për rrënjosjen e kulturës qytetare ndër shqiptarë. Një anë tjetër e këtij personaliteti ëshë nxitja që ai dha për të hartuar veprën monumentale « Ylliricum Sacrum ». Papa Klementi XI frymëziu dhe drejtoi në fillim punën për hartimin e një vepre voluminoze në shumë vëllime që do të ndërtonte historinë e kishës katolike dhe ortodokse në Iliri që nga fillimet e saj profane. Historia e sagës së kësaj vepre ka qenë gjithmonë një mister, sepse asnjëherë nuk është organizuar një punë e tillë që do ta sillte këtë vepër monumentale për publikun shqiptar dhe ta kishte bërë atë si një fakt të jetës sonë kulturore.

Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24
Top News – Irani kërcënon sërish. Trump i bindur- Do të pranoni kushtet tona
12/04 22:20
Top News – ‘Faleminderit Hungari!’ Magyar shpall fitoren, Orban- rezultat i dhimbshëm
12/04 22:20
Top News – Fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 22:20
Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28
Top Channel/ Frika nga bombolat e gazit, ekspertët: Pak sekonda mund të bëjnë diferencën
12/04 20:28
Top Channel/ Kartë identiteti dixhitale, depozitohet sërish projektligji
12/04 20:27
Top News – ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’ / Rama mashtron për pensionet!
12/04 20:25
Top News – Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 20:24
Top News – Rama mashtron për pensionet! / ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’
12/04 20:17
Top Channel/ Dështimi i negociatave, paralajmëron presidenti amerikan: Jemi gati për veprim!
12/04 19:42
Top News – E rëndë në Vlorë/ Ra nga ballkoni, humb jetën 3-vjeçari
12/04 19:40