Në Mirditë u përkujtua 77-vjetori i Masakrës së Qafë Valmirit, ku 14 burra u pushkatuan nga regjimi komunist më 17 gusht 1949. Drejtuesi i Departamentit të ish-të Përndjekurve Politikë në PD, Shkëlqim Lepenica, i cili mori pjesë edhe në nderime, kërkoi zbardhjen e krimeve të diktaturës dhe kritikoi përpjekjet për relativizimin e së kaluarës komuniste. ‘Qafë-Valmiri nuk harrohet! Krimet e diktaturës nuk falen, kriminelët dhe trashëgimtarët e tyre politikë nuk mund ta fshijnë të vërtetën! Fatkeqesisht pasardhësit politikë dhe biologjik të atij sistemi janë në pushtet, sillen njësoj si paraardhesit e tyre dhe bejnë gjithcka per te mbuluar dhe harruar keto krime.’-shkroi Lepenica në rrjetet sociale.