Kosova përkujtoi 26 vjetorin e Betejës së Koshares, ku drejtuesit më të lartë të shtetit dhe të politikës kryen homazhe në nderim të heronjve që ranë për lirinë e vendit. Homazhe kreu Kryeministri Albin Kurti, kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, ai i AAK, Ramush Haradinaj dhe nga Presidenca e Kosovës, Donika Kada-Bujupi.