Vladimir Putin mori me vete një përkthyese tërheqëse në takimin e G20-ës për të tërhequr vëmendjen e Donald Trump – tregon një ish zyrtare e Shtëpisë së Bardhë. Stephanie Grisham, ish sekretare e shtëpiësë së bardhë, e lëshon pretendimin në librin e saj më të ri. Atje Grisham tregon se si Fiona Hill, eksperte e administratës së shkuar për Rusinë, besonte se Putin kishte marrë me vete një ndihmëse tërheqëse në samitin e G20-ës në Japoni, në 2019-ën, në përpjekje për ta nxjerrë nga shinat Donald Trump.