Top News – Përkeqësohet bilanci i tërmetit. Kolumbi, të paktën 220 viktima e mijëra nën rrënoja
11/08/2026 21:40

Bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Kolumbi ka shkuar në 224 persona. Sipas një përllogaritjeje të CNN, bazuar në raportimet e autoriteteve dhe agjencive në vend, nëntë viktima të tjera janë konfirmuar në departamentin e Chocó, në perëndim të vendit. Guvernatorja e kësaj zone bëri të ditur se në këtë departament janë regjistruar gjithashtu 138 persona të plagosur, ndërsa pesë të tjerë vijojnë të konsiderohen të zhdukur. Ekipet e emergjencave dhe vullnetarët po vijojnë kërkimet në zonat e prekura, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet më tej, pasi ka ende persona që mund të ndodhen nën rrënoja. Tërmeti me magnitudë 7.4, i regjistruar në një thellësi prej rreth 107 kilometrash, shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesa, spitale dhe infrastrukturë. Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë e ka cilësuar atë si tërmetin më të fuqishëm të regjistruar në vend gjatë shekullit XXI. Pas goditjes së parë janë regjistruar të paktën 21 paslëkundje dhe autoritetet presin të tjera. Ndërkohë, në disa zona është vendosur shtetrrethim për të parandaluar grabitjet, ndërsa ushtria është angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të mbështetur operacionet e shpëtimit.

Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11