Top News/ Përjashtim me 2 muaj deputetëve, PS fut me shpejtësi ndryshimi i rregullores së Kuvendit
07/12/2023 11:43

Kaosit dhe flakadanëve të opozitës në seancat plenare të Kuvendit, socialistët u janë përgjigjur me futjen me procedurë të përshpejtuar të ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, ku propozohet që të gjashtëfishohen masat disiplinore. Rregullorja aktuale përcakton përjashtimin e deputetëve deri në 10 ditë maksimumi. Socialistët propozojnë që në varësi të shkeljes, përjashtimi i deputetëve të rritet me 30 deri në 60 ditë. Përjashtimet deri në 30 ditë përfshijnë rastet kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë apo Gardës së Republikës, si dhe kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet në sallën e seancave apo mbledhjes. Ndërsa masa disiplinore përjashtim deri në 60 ditë, jepet në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit ose mbledhjes së komisionit, si dhe kur deputeti kryen veprime që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale. Kërkesa për marrjen e masës disiplinore, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të rasteve. Socialistët planifikojnë që të miratojnë këto ndryshime në seancën e 14 dhjetorit.

Top Channel/ Bizneset gjermane kundër taksave: Paketa fiskale 2027 kërkon konsultime
06/11 15:18
Top News–Studentët refuzojnë dialogun te ‘sofra’/Rama i fton virtualisht- Shkrijmë akujt artificialë
06/11 15:00
Top News – Hita takon policët me maska në Lezhë: Ju falenderoj për përkushtimin
06/11 14:51
Top News- Italiani, mashtrues në Shqipëri! Në kurth ranë disa biznese, sekuestrohen 10 mln euro
06/11 14:40
Top News – ‘Euron nuk e rrëzuan turistët’. Berisha flet me shifra: Qytetarët humbën 236 mld lekë
06/11 14:36
Top News- 3 orë në pyetje në SPAK. Ardit Gjebrea: Sekret hetimor, por isha si person në dijeni
06/11 13:55
Top News – Fol me Kryeministrin! Rama hap portal për dialog me studentët
06/11 13:48
Top News – ‘Pse qeveri tranzitore, se doni ju?’. Zhupa dhe Balla përplasen te Kultura
06/11 13:45
Top News – “Po iku Rama, kush do të vijë?”. Berisha: Kjo është pyetje turpëruese
06/11 13:40
Top News – Rama inspekton ByPass-in e Tiranës/ Flet për shpronësimet dhe dobitë e projektit
06/11 13:34
Top News – Rama te ByPass i Tiranës: Shpronësimet do t’i bëjmë sipas ligjit
06/11 13:17
Top News – 5 helikopterë dhe dy avionë zjarrfikës, Nufi tregon ku do shpenzohet buxheti
06/11 13:03
Top Channel/ Rreth tre orë në SPAK, Ardit Gjebrea: E kam premierë, ishin miqësorë
06/11 13:02
Top Channel/ Fundjavë me diell, parashikohen temperatura deri në 22 gradë celsius
06/11 12:46
Top Channel/ Banorët largohen nga pallati, Bashkia e Elbasanit po përgatitet për shembjen e plotë
06/11 12:27
Top Channe/ Raporti i BE ngre shqetësimin, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë fundin e sulmeve
06/11 12:26
Top Channel/ Bujqësia në vështirësi, fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë
06/11 12:25
Top Channel/ Kushtetuesja “blindon” sigurinë. Pas protestave të dhunshme, tender 1.6 milionë lekë
06/11 12:16
Top News-PD çon në Kushtetuese paketën ‘Antidhunë’: Nuk shuhet protesta me gjoba’
06/11 12:15
Top Channel/ SHBA, mesazh për Tiranën, ambasadori Wendt paralajmëron takime me liderët politikë
06/11 12:14