Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për përhapjen e shpejtë të sëmundjeve në Gazi, pasi Izraeli e ka detyruar popullësinë të strehohet në kampe, pa ushqime dhe ujë të pijshëm. “Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve kur të afrohet stina e dimrit”, ka thënë Richard Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së në territoret palestineze. Ky i fundit shtoi se që nga 7 tetori deri më tani, janë regjistruar mbi 70.000 raste të infeksioneve akute në rrugët e frymëmarrjes dhe mbi 44.000 raste të diarresë, shifra shumë më të larta sesa është pritur.