SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e përgjimit të e-maileve të disa prokurorëve të posaçëm, ku nën akuzë janë marrë tre persona, mes të cilëve edhe ish drejtori i burgjeve, Agim Ismaili. Burime për Top News pohojnë se ndaj Ismailit dhe dy personave të tjerë, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të cilëve u është komunikuar mbyllja e hetimeve ditën e shtunë për përgjim të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal.