Krimi makabër i masakrimit të bashkëshortëve Shpëtim dhe Teuta Pasho po hetohet nga Prokuroria Italiane me shpejtësi, me qëllim zbardhjen e këtij krimi të rëndë të kohëve të fundit. Personi ndaj të cilit është ngritur akuzë konkrete është Elona Kalesha, e mbetur në burg në të dy shkallët e gjykatave në Itali. 36-vjeçarja shqiptare Elona Kalesha ka dalë këtë të premte para gjykatës në Itali pasi apeloi vendimin e shkallës së parë që e la në burg me akuzën e vrasjes dhe copëtimit të trupave të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho nga Vlora.