Ministri i jashtëm polak, Zbigniev Rau, ka thënë se reagimi i NATO-s ndaj përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore në Ukrainë, duhet të jetë jo-bërthamor por shkatërrimtar. Duke folur nga Uashingtoni, Rau tha se aleanca ishte në procesin e dërgimit të këtij mesazhi në Moskë... Katastrofa ushtarake ruse në Ukrainë, ku forcat e Putinit po zbrapsen në lindje, ka shtuar shqetësimet se presidenti i dëshpëruar mund të përdorë një armë bërthamore, ndoshta një armë taktike jo shumë të fuqishme, në përpjekje për ta detyruar Ukrainën të ndalë avancimin e saj.