Një sulm me armë zjarri ka tronditur SHBA të hënën duke cuar në ndërprerjen e parades së 4 korrikut në Illinois. Më shumë 50 persona janë qëlluar dhe po marrin ndihmë mjekësore ndërsa të paktën 9 persona kanë humhur jetën. Breshëria e të shtënave filloi rreth 10 minuta pasi parada kishte filluar dhe vazhdoi për disa mimnuta rresht duke shkaktuar kaos të jashtëzakonshëm në mesin e pjesmarrësve. Dëshmitarët kanë përshkruar se kanë parë trupa të përgjakur të mbuluar me batanije. Një oficer policie ka thënë sw policia wshtw ende nw kwrkim tw sulmuesit. Kongresmeni i Illinoisit, Brad Schneider, i cili ishte në ngjarje, ka ngushëlluar familjet e viktimave nëpërmjet një postimi në Twitter.