Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të diele në Mat, ku 2 vëllezër kanë mbetur të plagosur pas një konflikti. Sipas informacioneve paraprake mësohet se të plagosur kanë mbetur Ardit dhe Kristi Hysa përkatësisht, 22 dhe 19 vjeç. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy të rinjtë janë plagosur gjatë një konflikti me Gerlad Bucin, 35 vjeç, i cili pas krimit është larguar në drejtim të paditur.