Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina mohojnë se Kievi po përgatit ofensivë ushtarake në rajonin lindor. Një pohim të tillë e bëri presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferencës së tij një ditë më parë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se “faktet e bëjnë të qartë se agresioni i vetëm në kufirin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, është grumbullimi i ushtarëve rusë dhe retorika luftarake nga lideri i Rusisë”.