Lëshimet e fundit të raketave të Koresë së Veriut kishin si qëllim testimin e armëve bërthamore të vendit, me qëllim që të “goditen dhe zhduken” shënjestrat e mundshme të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo është raportuar nga media shtetërore e vendit në një kohë kur lideri koreano verior ka sinjalizuar se do të kryejë edhe më shumë teste provokuese.