Në mbyllje të stërvitjes shumëkombëshe ‘Defender Europe 2025’, ministri i mbrojtjes, Pirro Vëngu vizitoi rajonin stërvitor të Bizës, shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Arben Kingji, Komandantët e Forcës Tokësore dhe Ajrore, si dhe Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Ardian Lilo. Gjatë vizitës, ministri ndoqi nga afër demostrimet taktike dhe angazhimin e trupave ushtarakë në terren. Gjithashtu u prezantuan të gjitha aspektet e “Defender 25”, duke përfshirë fazën përgatitore, konferencat planifikuese, pjesëmarrjen ndërkombëtare, objektivat strategjike, kapacitetet e angazhuara si dhe mësimet e nxjerra nga zhvillimi i saj. Me këtë rast, Ministri Vengu shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për të gjithë efektivët pjesëmarrës në stërvitjen shumëkombështe Defendet Europe, teksa vizita u përmbyll me një drekë të përbashkët në përfundim të kësaj stërvitje.