Ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar në zonën e Balldres, në bashkinë Elbasan dhe kjo ka dërguar atje drejtorin e përgjithshëm të Kadastrës shqiptare, të shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë Elbasan. Përmes procesit të regjistrimit fillestar që përfundoi, u regjistruan 1230 pasuri tokë bujqësore, banesa në proces legalizimi, si edhe banesat e vjetra të fshatrave. Lame e ka quajtur sfidë të vitit 2021 regjistrimin e tokave bujqësore të fituara me ligjin 7501.Tashmë Kadastra e Elbasanit e ka mbyllur detyrën e saj për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të pajisen me certifikatë pronësie, tani i takon vetë qytetarëve që, nëpërmjet portalit e- Albania, të aplikojnë për t’u pajisur me certifikatë pronësie.