Top News – Përfundon investimi/ Në nënstacionin elektrik të Karavastasë
23/02/2021 17:17

Në nënstacionin elektrik të Karavastasë ka përfunduar investimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për fuqizimin e kapaciteteve të këtij nënstacioni si dhe rikonstruksionin e godinës. Ky nënstacion, shërben si nyje qendrore për furnizim me energji në zonën Fier – Lushnjë ndërsa prej tij furnizohen me energji edhe një numër i madh hidrovoresh. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me zëvendëskryeministrin, Erion Braçe dhe zyrtarë të tjerë inspektuan nga afër ndërhyrjet e bëra në këtë nënstacion, që mundësuan furnizimin pa pandërprerë me energji elektrike të hidrovorëve të zonës, duke shmangur kështu përmbytjet gjatë shirave. Nga ky investim do të përfitojnë cilësi më të mirë furnizimi me energji edhe afro 1 mijë banorë si dhe një sërë biznesesh agro-përpunuese, të cilat ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë. Ministrja Balluku e ciësoi një investim të mirë ndërhyrjen e realizuar në nënstacionin elektrik të Karavastasë. sipas ministres investimet në sistemin energjetik synojnë rritjen e cilësisë së furnizimit për të gjithë abonentët, por njëkohësisht edhe reduktimin e humbjeve në rrjet si dhe aplikimin e pajisjeve më të fundit, të cilat shkurtojnë kohën e identifikimit dhe riparimit të defekteve. Duke ju referuar zonës së Divjakës, ajo tha të gjitha këto investime i paraprijnë ndërtimit të parkut fotovoltaik të Karavastasë, i cili do të jetë parku më i madh i këtij lloji në Ballkan dhe që pritet të ketë një impakt të madh jo vetëm në zonën ku do ndërtohet.

Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43