Çifti Arjan dhe Vilma Konomi të cilët u aksidentuan një muaj më parë nga një automjet në kryeqytet kanë lënë spitalin. Sipas burimeve, bëhet me dije se ata e kanë kaluar rrezikun për jetën. Çifti në fjalë ishin duke kaluar në vijat e bardha, së bashku me fëmijën e tyre disa muajsh, kur u përplasën nga një automjet tip Benz që drejtohej nga Ajas Sulejmani. Foshnja nuk pësoi asnjë lëndim, ndërsa prindërit e tij u dërguan me urgjencënë spital.