Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka pritur në ambjentet e Ministrisë së Arsimit nxnwnwsit të cilët shkëlqyen ne provimet e maturës shtetërore të këtij viti. 40 maturantë me mesatare dhjetë, u pritën nga ministrja Kushi ku ajo I falenderoi për përkushtimin dhe punën e tyre të bërë gjatë këtij viti të vështirë shkollor. “Do të kisha dashur që t’i ftonim të gjithë ata që i kanë marrë të katër provimet dhjeta, pasi janë më shumë se sa kaq, por vendi nuk na e mundësonte këtë. Unë doja që këtë takim ta zhvillonim pikërisht këtu, në mjediset e MASR, sepse për këtë institucion nuk ka krenari më të madhe sot, se sa ju, për rezultatet, për punën, për përkushtimin, sakrificën që keni treguar gjatë këtij viti” -është shprehur Znj. Kushi.