Një kasolle e ndërtuar mbi ccatinë e një pallati në Korçë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja për të ndërhyrë në fikjen e zjarrit. Po ashtu, në vendngjarje dhe policia e shtetit ndërsa deri në këto momente nuk dihen shkaqet. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.