Aleatët perëndimorë hodhën poshtë përpjekjen e Rusisë për të penguar ambiciet e Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe i kërkuan Moskës që t'u kthehej bisedimeve të ndërmjetësuara nga Franca dhe Gjermania për të zbutur tensionet në rritje në kufirin Rusi-Ukrainë. Presidenti rus, Vladimir Putin po shtyn për dialog të drejtpërdrejtë me administratën e homologut të tij amerikan, Joe Biden për të zgjidhur problemin në kufi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e cilësoi Rusinë si “agresore”, duke përsëritur akuzën se Moska ka grumbulluar forca të mëdha në kufirin e Ukrainës.