Top News – Perëndimi kërcënon Rusinë: Lironi Navalny-n, në të kundërt…
03/02/2021 11:18

BE, SHBA, Britania e Madhe, Franca e Gjermania e kanë kritikuar me tonët më të ashpra vendimin për të lënë në burg kreun e opozitës ruse, Aleksei Navalny. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken deklaroi se Uashingtoni do të flasë me të gjithë partnerët e tij për ta vënë Moskën përpara përgjegjësisë. Kancelarja Angela Merkel e cilësoi dënimin e tij si përtej “çdo ligjshmërie” e kërkoi që Navalny “të lirohet menjëherë”, ndërsa bëri thirrje të ndalohet gjithashtu dhuna kundër demonstruesve paqësorë. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i kujtoi Rusisë detyrimet e saj ndërkombëtare. “Navalny duhet liruar pa asnjë kusht”, shkroi ajo në Twitter. Edhe presidenti i Këshillit të BE, Chalres Michel deklaroi, se BE nuk e pranon vendimin. “Drejtësia nuk duhet politizuar”, shkroi Michel. Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab tha se dënimi merret me shënjestrimin e viktimës së atentatit me helm, e jo nxjerrjen përpara drejtësisë të autorëve te tij. Qeveria ruse, sipas agjencisë RIA, deklaron se perëndimi nuk duhet të përzihet në çështjet e brendshme ndërkombëtare. Një gjykatë në Moskë e dënoi Navalnyn me tre vjet e gjysmë punë të detyruar, sepse sipas saj ai ka shkelur kushtet e dënimit të një procesi gjyqësor të vitit 2014. Policia ndaloi sërish me qindra përkrahës të tjerë të kritikut të Kremlinit, të cilët kishin dalë për të protestuar.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB