Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Suedia kanë paralajmëruar rishqyrtimin e marrëdhënieve me Gjeorgjinë, duke shprehur kritika pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat partia proruse në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, shpalli fitoren. Mbështetësit e opozitës kanë protestuar të hënën pas raportimeve për parregullsi të mëdha në zgjedhje. Ata akuzojnë Moskën për manipulimin e zgjedhjeve. Kanadaja dhe Suedia njoftuan për vendime konkrete ndaj Qeverisë aktuale të Gjeorgjisë.