Prokuroria Themelore e Prishtinës, në bashkëpunim me policinë dhe partnerët ndërkombëtarë ka finalizuar një operacion, që ka rezultuar dhe arrestimin e një të kërkuari ndërkombëtar nga Interpoli. Sipas Prokurorisë, rasti ka nisur më 17 qershor 2026, kur një shtetasi me inicialet B.K. është paraqitur në Agjencinë e Regjistrimit Civil për të vazhduar dokumentet e identifikimit me të cilat ishte pajisur vite më parë. Gjatë verifikimeve, zyrtarët kanë konstatuar se identiteti i paraqitur i përkiste një personi të ndjerë prej shumë vitesh, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të identitetit.