Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë pasi droguan një 29-vjeçare dhe e përdhunuan atë. Të arrestuarit dy 50-vjeçarë u kapën nga Policia e Monzës, ndërsa mbi ta rëndon akuza për sulm seksual në grup dhe përdorimi i lëndëve narkotike dhe alkoolike dhe ushtrim dhune ndaj vajzës, të cilën e detyruan të pinte, të ashtuquajturën drogë përdhunimi.