Gjykata e Lushnjës ka lënë kete te premte në burg 67-vjeçarin Refat Çela, i cili dyshohet se ka përdhunuar mbesën e tij, 13-vjeç. Atij iu caktua masa “arrest me burg”, ndërsa para gjykatës Çela nuk ka pranuar akuzat. Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtator të këtij viti, në fshatin Barbullinjë të Lushnjës, ndërsa Refat Çela u akuzua nga nëna e vajzës së mitur. Në fshatin ku ata banonin, 67 vjecari njihej si person problematik, i alkoolizuar dhe që kryente veprime të turpshme, por asnjëherë nuk ishte denoncuar.