Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vithkuq të Korçës, ku kryeplaku I fshatit Rehovë, dyshohet të ketë përdhunuar një 23-vjeçare. Ervis Rrapo, 29 vjeç, dyshohet se më datë 08 prill 2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t'u mbrojtur, bën me dije policia në njoftimin zyrtar. Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, ndërsa kjo e fundit është në gjendje të rënduar psikologjike. E ëma e vajzës ka treguar dhe detaje nga momenti I rëndë kur janë përballur me kryeplakun në banesën e tyre.