Anri Kashiku, 18 vjecari i cili humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar vëllain dhe shokun e tij që po mbytëshin në plazhin e Durrësit ,do të përcillet në banesën e fundit këtë të premte. Miq, familjar dhe të afërm të hidhëruar për humbjen e madhe kanë hapur dyert e mortit, ndërsa pranë familjes mbërriti edhe i ati i të ndjerit i cili prej disa vitesh jetonte në Angli, ku punonte për të siguruar të ardhmen për fëmijët dhe bashkëshorten e tij.