Duke nisur nga dita e sotme, vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient, ndërsa Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dalë me një thirrje të fortë për qytetarët. Me një shënim në facebook, ku ka publikuar një video, Manastirliu thotë se nuk duhet harruar maska kur dalim nga shtëpia. “Me qëllim që në këtë përballje të vështirë me Covid-19 të dalim me sa më pak humbje, të japim bashkërisht, edhe një herë, një shembull solidariteti, ashtu siç dimë të japim ne shqiptarët në kohë të vështira”, shkruan ministrja e Shendetesise.