Top News – Përballja në Mesdhe/ Erdogan-nuk do të tërhiqemi
17/08/2020 09:20

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do të tërhiqet para paralajmërimeve për sanksione dhe as para inkursioneve në një territor të cilin ajo e pretendon si të vetin në Detin Mesdhe, ku ajo dhe Greqia, anëtare e BE-së, janë mbërthyer në një ballafaqim mbi të drejtat për shpim-kërkim në një territor të diskutueshëm. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë të premten pas një takimi të kërkuar nga Athina, se veprimet e Ankarasë, ishin antagoniste dhe të rrezikshme. Tensionet mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë janë shtuar këtë javë, pasi Turqia dërgoi një anije kërkimi, të shoqëruar nga anije luftarake, për të analizuar një zonë në Mesdheun lindor, mbi të cilën të dyja vendet kanë pretendime territoriale. "Ne nuk do të përulemi kurrë përballë banditërisë në pjesën tonë të territorit. Nuk do të dorëzohemi para gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve”, tha Presidenti Erdogan në qytetin verilindor të Rizës. Anija e kërkimit “Oruc Reis”, që ndodhet mes Qipros dhe ishullit grek të Kretës, do të vazhdojë punën deri më 23 gusht, shtoi ai. Ajo është rrethuar nga fregatat greke dhe të mërkurën anije luftarake të të dyja palëve u përfshinë në një përplasje të lehtë. Ministrat e Jashtëm të BE-së biseduan në një videokonferencë të premten dhe thanë se lëvizjet e marinës turke do të shkaktonin “rritjen e gjasave për incidente të rrezikshme”. Ata thanë se keqësimi në marrëdhënien me Turqinë, po sillte pasoja strategjike të gjera për të gjithë Bashkimin Evropian, përtej Mesdheut Lindor. Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, kanë qenë shpesht të mbushura me tensione. Mosmarrëveshjet kanë pasur të bëjnë që nga kufinjtë e pjesëve të nënujore në det dhe hapësirës ajrore, e deri tek ishulli i ndarë në vija etnike i Qipros. Në vitin 1996, dy vendet pothuajse hynë në luftë lidhur me përkatësinë e disa ishujve të vegjël të pabanuar në Detin Egje.

Kush do tradhëtojë brenda PS? Deputetët tregojnë prapaskenat! Ja kush u shantazhua!
08/10 23:28
Fiksi zbulon skandalin/ Stafi i QSUT iu drejtohet pacientëve në psikiatri me fyerje banale
08/10 21:01
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 19:30
08/10 20:06
Episodi 14! ‘Tradhëtia e rënde…’ – Takimi i Daniele dhe Xhesikës 2 ndez studion – Për’puthen
08/10 19:30
Dosja Balluku! Prova dhe fakte të reja, a po kërcënohen dëshmitarët? SPAK në alarm, afrohet afati
08/10 16:13
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 15:00
08/10 16:05
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 12:00
08/10 12:48
Edicioni Informativ, 8 Tetor 2026, Ora 00:00
08/10 09:09
Ekskluzive/ “Vajzën ma kërcënojnë” Babai i dëshmitares së Ballukut rrëfen dramat në familjen e saj
07/10 21:01
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 19:30
07/10 20:06
Episodi 13! Era, konkurrentja e re shkakton tërmet në Për’puthen. 120 mijë € dhuratë… 7 tetor 2026
07/10 19:30
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 15:00
07/10 15:44
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 12:00
07/10 12:48
Wake Up – Emisioni i Plotë, 7 Tetor 2026
07/10 10:29
Edicioni Informativ, 7 Tetor 2026, Ora 00:00
07/10 09:44
Topin e kam unë! Të rinjtë marrin studion! Skandalet! Protesta dhe videot erotike
07/10 00:02
Masakër mjedisore buzë Shkumbinit/ Toka bëhet një krater, mjeti largohet para policisë pa u ndaluar!
06/10 21:01
Edicioni Informativ, 6 Tetor 2026, Ora 19:30
06/10 20:25
Episodi 11! Xhesika takohet me Sotirin në spital. Një puthje dhe… Per’puthen, 6 tetor 2026
06/10 19:30
Sulmohet Bledi Mane!/ Reagon Policia e Shtetit, nis hetimi, priten arrestime? – Shqipëria Live
06/10 15:45