Top News/ Përballja me Rusinë. Durrësi, pikënisja e korridorit të sigurisë së NATO-s
12/10/2024 21:41

Komandanti i marinës amerikane për Europën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart Munsh tha se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrushme, por e brishtë, duke theksuar se shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike “që mund të frymëzojë palët e pakënaqura të ndërmarrin veprime të dhunshme”. Në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, Admirali Munch flet edhe mbi përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin, si dhe për planet e NATO-s për të krijuar qëndrueshmëri, përmes një korridori të ri të Aleancës, që kalon nga porti i Durrësit, nëpër Maqedoninë e Veriut, në Bullgari, deri në Detin e Zi, i cili, sipas tij, do t’i mundësojë Aleancës të përforcohet dhe të veprojë me shpejtësi. ‘Korridoret e transportit, tha ai, janë jetike për të siguruar qarkullimin e logjistikës, municioneve, karburanteve dhe furnizimeve të tjera. ‘Natyra e fortë e korridoreve është në vetvete masë parandaluese kundër çdo agresioni ndaj NATO-s, thjesht sepse ne mund të përforcohemi dhe të veprojmë me shpejtësi’, vijoi admirali. Munsh kritikoi të premten qëndrimet e Qeverisë së Kosovës, teksa tha se plani i hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë periudhë nuk mund të realizohet pasi rrezikon konflikte të reja në rajon.

Top Channel/ Të dënuar me burg në Itali për vjedhje dhe torturë, kapen në Shkodër dy shqiptarët
22/11 14:29
Top Channel/ ‘Keni miq kryeministrat por jo shqiptarët’, Rama gazetarit: Problemin e ke me kokën…
22/11 14:23
Top News- “Frikë për jetën time”/ Veliaj refuzon operimin në Fier, akuza Ramës: Si mund t’i besoj?
22/11 14:22
Top Channel/ Rama dhe Mickoski në Qafë-Thanë/ Inaugurohet sistemi kufitar One Stop Shop
22/11 14:00
Top News- Sistem i ri kontrolli në Qafë Thanë! Rama takon Mickoskin: Çojmë para edhe korridorin 8
22/11 13:58
Top Channel/ Kanosi bashkëshorten se do ta vriste, në pranga 40 vjeçari në Libohovë
22/11 13:12
Top Channel/ Dita e alfabetit të gjuhës shqipe/ Rama: Nën hijeshinë e këtyre germave jeton kujtesa
22/11 12:40
Top Channel/ Lini turistik/ Mungojnë kanalizimet në fshatin e shpallur ansambël arkitektonik
22/11 12:21
Top Channel/ Fermerët ankohen për vajin/ Ka rënë çmimi, detyrohen ta shesin në fabrika pa leverdi
22/11 12:20
Top Channel/ Më pak tokë me grurë në Libofshë/ Sipërfaqja me grurë pritet të ulet me 10 deri në 15%
22/11 12:19
Top Channel/ Në shkollë pas 66 vitesh/ Një 85-vjeçar rikthehet në 70-vjetorin e gjimnazit të Kukësit
22/11 12:15
Top Channel/ Veliaj refuzon operacionin në Fier / Ishte planifikuar që ndërhyrja të kryhej nesër
22/11 12:12
Top Channel/ Kontrolli me një ndalesë drejt RMV/ Rama: Do shtrihet në të gjitha pikat kufitare
22/11 12:06
Top Channel/ Rama: Kontroll për uljen e çmimeve/ Ulet TVSH për 54 produkte të shportës
22/11 12:05
Top News- Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! 118 vjet nga trashëgimia që bashkon shqiptarët
22/11 12:01
Top Channel/‘One stop Shop’ në Qafë-Thanë,Mickoski:Synojmë një pikë të vetme edhe në kufijtë e tjerë
22/11 11:10
Top Channel/ “Beso dhe kontrollo”, Rama me batuta në Kufirin e Qafë Thanës: Mickoski mbajti…
22/11 11:02
Top News- Veliaj nis furtunën ndaj njerëzve të Ramës: Firmos nga burgu shkarkimet, ja emrat
22/11 10:56
Top Channel/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm të Fierit, shoferi…
22/11 10:52
Top Channel/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” në “Flasim”, platforma synon të arrijë 2000 artikuj
22/11 10:52