Top News / Përballë Rusisë në ‘Liqenin e NATO-s’ / Aleanca hap qendrën komanduese në detin Baltik
22/10/2024 14:48

Selia detare e NATO-s është hapur zyrtarisht në Gjermani për të forcuar mbikëqyrjen e Detin Baltik nga ana e aleancës, përballë kërcënimit që paraqet Rusia. Qendra Baltike e Komandës së Task Forcës në qytetin port gjerman të Rostock-ut u inaugurua ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten mes aleancës dhe Moskës, në mesin e shqetësimeve të sigurisë të shkaktuara nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Vladimir Putin. Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se selia e re do të ndihmojë në mbrojtjen e vendeve të NATO-s nga agresioni i mundshëm rus. Anëtarët e krahut lindor të NATO-s kanë akuzuar Moskën për sulme hibride, që përfshijnë operacione të fshehta si dezinformimi, si dhe sulme kibernetike dhe bllokime të sinjalit GPS (Xhi Pi Es) mbi Detin Baltik. Rusia ka porte në Detin Baltik, në enklavën e Kaliningradit dhe rreth Shën Petersburgut. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në aleancë ka bërë që Baltiku, që është një rrugë e rëndësishme furnizimi për aleancën dhe vendet fqinje aleate, të quhet tani "Liqeni i NATO-s". Selia e re do të drejtohet nga një admiral gjerman dhe do të ketë 60 oficerë nga 11 vende të NATO-s. Ajo do të planifikojë stërvitje të përbashkëta detare me aleatët dhe partnerët dhe do të drejtojë operacionet detare të NATO-s. Shtetet baltike kanë marrë po ashtu masa sigurie në përgjigje të asaj që ato thonë se është një kërcënim në rritje nga Moska. Lituania ka instaluar bllokada betoni kundër tankeve të njohura si "dhëmbët e dragoit" në kufirin me Kaliningradin. Ajo iu bashkua ish-republikave sovjetike të Estonisë dhe Letonisë, në shpalljen e Linjës së Mbrojtjes Baltike, ndërsa Polonia fqinje njoftoi një projekt të ngjashëm, të quajtur "Mburoja Lindore", prej 2.6 miliardë dollarësh për të forcuar kufijtë e saj me Kaliningradin dhe Bjellorusinë.

Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17