Këtë të mërkurë NASA do të nisë një mision ku qëllimi do të jetë përplasja e një anije kozmike me një asteroid në përpjekje për t’i ndryshuar orbitën. Kjo do të jetë hera e para që njerëzimi do të përpiqet që të ndërhyjë në lëvizjen gravaticionale të sistemit diellor. E gjitha do të jetë një test për sistemin e mbrojtës së planetit që do të ndihmojë njerëzimin që të mos ketë të njëjtin fund si dinozaurët.