Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Bangjel Dule, I shoqëruar nga Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis, vizitoi në burgun e Fierit kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Ai vijon ta konsiderojë padrejtësi arrestimin edhe dënimin e tij. Kjo është hera e katërt që Kefalojanis takon Belerin në burg, duke vijuar të shprehë mbështetjen për Belerin.