Top News – Për një të ardhme pa korrupsion…Liderja e re: Do plotësoj kërkesat e protestuesve
14/09/2025 15:01

Udhëheqësja e re e Nepalit u zotua se do të plotësojë kërkesat e protestuesve për “t’i dhënë fund korrupsionit”, ndërsa ajo nisi mandatin si kryeministre në detyrë, pasi protestuesit e rinj rrëzuan nga pushteti paraardhësin e saj. Sushila Karki, 73-vjeçare, ish-shefe e drejtësisë, është ngarkuar me detyrën për të rivendosur rendin dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve për një të ardhme pa korrupsion, përpara zgjedhjeve që do të mbahen pas gjashtë muajsh. Protestat nisën të hënën, të nxitura nga një ndalim i rrjeteve sociale, dhe u përshkallëzuan shpejt, me Parlamentin dhe ndërtesat kryesore qeveritare që u dogjën, ndërsa protestat u rritën edhe për shkak të situatës së rëndë ekonomike në Nepal. “Ne duhet të punojmë sipas mënyrës se si mendon gjenerata Z”, tha Karki, në deklarimin e parë publik pas marrjes së detyrës. Një e pesta e njerëzve në Nepal, të moshës 15-24 vjeç janë të papunë, sipas Bankës Botërore, ndërsa GDP-ja për kokë banori është 1.447 dollarë. “Ajo që po kërkon ky grup është që të mos ketë korrupsion, të ketë qeverisje e mirë dhe barazi ekonomike. Ne duhet të jemi të vendosur ta përmbushim këtë”, shtoi ajo. Karki mbajti një minutë heshtje të dielën në nderim të atyre që u vranë gjatë trazirave, para se të niste takimet në ndërtesën kryesore qeveritare të Singa Durbarit, ku disa ndërtesave iu vu zjarri gjatë protestave masive të zhvilluara të martën. Të paktën 72 persona u vranë gjatë dy ditëve të protestave dhe 191 të tjerë u plagosën. Paraprakisht, autoritetet kishin thënë se numri i viktimave ishte 51. Këto ishin trazirat më të rënda që nga përfundimi i luftës civile dhjetëvjeçare dhe largimi i monarkisë në 2008. Emërimi i Karkit, e njohur për pavarësinë e saj, erdhi pas negociatave intensive mes kreut të ushtrisë dhe presidentit, duke përfshirë edhe përfaqësues të “Gen Z”, siç njihet lëvizja protestuese rinore. Mijëra aktivistë të rinj kanë përdorur aplikacionin Discord për të zgjedhur Karkin si udhëheqësen e tyre të preferuar. Parlamenti është shpërndarë dhe zgjedhjet në Nepal janë caktuar të mbahen më 5 mars 2026.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB