Dita e parë e stinës së vjeshtës për Partinë Socialiste nisi me një lëvizje disi surprizuese. Kryeministri Rama vendosi që mbledhjen e grupit parlamentar në nisje të legjislaturës së re parlamentare ta zhvillonte në Elbasan dhe jo në Tiranë, ku politika ka më shumë kuptim.