Qyteti ukrainas Odessa ka hapur zyrtarisht disa plazhe për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se vendimi për hapjen e plazheve u mor bashkërisht nga administratat civile dhe ushtarake të qytetit. Guvernatori i Odesa-s, Oleh Kiper në aplikacionin e mesazheve Telegram tha se plazhet do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.