Partia Demokratike e ndarë në dy kampe ka ndezur motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Me votuesit e ndarë në dysh, Partia Demokratike e koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ i përfaqësuar nga kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, të dalë nga zgjedhjet primare, si duket e kanë më të vështirë se kurrë për të rezultuar fitues përballë Partisë Socialiste e mandatuar për herë të tretë për të qeverisur vendin.