Top News – Për herë të parë në 1400 vite histori / Një grua zgjidhet në krye të Kishës së Anglisë
03/10/2025 14:09

Britania e Madhe ka zgjedhur Sarah Mullally Kryepeshkopen e re të Canterbury-t, hera e parë që një grua emërohet udhëheqëse e Kishës së Anglisë në historinë 1,400-vjeçare të saj. Mullally bëhet gjithashtu kreu ceremonial i rreth 85 milionë anglikanëve në të gjithë botën, ndërkohë që emërimi i një gruaje në post rrezikon ndarje më të thella teologjike me disa nga degët më konservatore të kishës në vendet afrikane. Reformat e prezantuara 11 vjet më parë bënë të mundur që një grua të mbajë këtë detyrë, dhe duke u emëruar si Kryepeshkop i 106-të i Canterbury-t, Mullally bëhet udhëheqësja femër e një prej fushave të fundit të jetës publike britanike që është udhëhequr deri më tani nga burrat. Por për anglikanët globalisht, rreth dy të tretat e të cilëve jetojnë në vende si Nigeria, Kenia dhe Uganda, emërimi i Kryepeshkopes së parë femër mund të nxjerrë në pah më tej dallimin e tyre me kishën nënë në Angli. Mullally, 63 vjeç, është një ish-infermiere. Ajo ka mbrojtur krijimin e një kulture të hapur dhe transparente në kisha, e cila lejon ndryshimet dhe mosmarrëveshjet. "Ka shumë ngjashmëri midis infermierisë dhe të qenit priftëreshë. Ka të bëjë me njerëzit dhe me të qenit me ta në kohët më të vështira në jetën e tyre", i tha ajo dikur një reviste. Duke reflektuar statusin e Kishës së Anglisë, zyra e Kryeministrit Keir Starmer njoftoi vendimin me pëlqimin formal të Mbretit Charles. Si monark, Charles është guvernatori suprem i Kishës së Anglisë, një rol i vendosur në shekullin e 16-të kur Mbreti Henry VIII u nda nga Kisha Katolike. Kisha e Anglisë ka qenë pa një udhëheqës që nga nëntori i kaluar kur Justin Ëelby dha dorëheqjen për shkak të një skandali të mbulimit të abuzimit me fëmijë.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58