Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi janë kapur duke transportuar kanabis. Pashk Lala, Muhamet Balla dhe Marsid Buja u ndaluan në fshatin Qerret, pasi po transportonin 7 kg kanabis drejt Durrësit. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, efektivët e policisë bënë të mundur lokalizimin e tyre e më pas arrestimin.