Pasi zbritën në terren, me laps e bllok shënimesh me vete për të dëgjuar hallet e qytetarëve, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste u ulën në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të bërë një pasqyrë të ecurisë së “Pranisë Besnike”. Problematikat kryesore që të majtët kanë hasur në komunitet lidhen me procesin e legalizimeve, OSHEE-në, rindërtimin dhe çështje që kanë të bëjnë me Kadastrën.