Pentagoni tha të mërkurën se po udhëzon drejtuesit e lartë ushtarakë që të hartojnë një listë kursimesh të mundshme, prej 50 miliardë dollarësh, nga buxheti i ardhshëm për vitin fiskal 2026. Kjo shumë, tha Pentagoni, do të shfrytëzohet për të vënë në jetë përparësitë e Presidentit Donald Trump për mbrojtjen kombëtare.