Top News – Pentagoni: Mund të jenë UFO! Gjenerali i lartë amerikan nuk përjashton mundësinë
13/02/2023 11:20

Gjenerali që udhëheq forcën ajrore amerikane që mbikqyr hapësirën ajrore amerikane, tha të dielën pas një serie rrëzimesh të objekteve të paidentifikuara se ai nuk do të përjashtonte mundësinë e alienëve apo edhe ndonjë shpjegim tjetër. I pyetur nëse ai përjashton mundësinë e origjinës jashtëtokësore të tre objekteve të rrëzuara në SHBA nga avionët ushtarakë amerikanë, në pak ditë, gjenerali Glen VanHerck tha: Unë do tia lë komunitetit të inteligjencës dhe atij të kundrazbulimit ta sqarojnë këtë. Unë personalisht nuk përjashtoj asnjë mundësi. Në këtë pikë ne po vazhdojmë të vlerësojmë cdo kërcënim apo kërcënim të mundshëm, të panjohur, që i kanoset amerikës së veriut me një përpjekje për ta identifikuar atë”, tha VanHerck, shef i komandës së mbrojtjes së hapësirës ajrore të amerikës së veriut. Komentet e tij u bënë gjatë një konference për shtyp të pentagonit, të dielën, pasi një avion ushtarak amerikan, F-16, rrëzoi një objekt me formë oktagonale mbi liqenin Huron në kufirin mes shba-së dhe kanadasë. Incidentet gjatë tre ditëve të shkuara pasojnë rrëzimin më 4 shkurt të një balone kineze që vuri në alarm të lartë mbrojtjen ajrore të amerikës së veriut. Zyrtarët amerikanë thanë se balona përdorej për spiunazh. Një tjetër zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ushtria nuk kishte parë asnjë të dhënë që të sugjeronte se ndonjë nga objektet në fjalë kishte origjinë jashtëtokësore. VanHerck tha se ushtria nuk ishte në gjendje të përcaktonte menjëherë mënyrat se si tre objektet e fundit fluturonin ose se nga kishin ardhur ata. “Në po i quajmë ata objekte, jo balona, dhe kjo ka një arsye”, tha VanHerck. Incidentet vijnë ndërsa Pentagoni ka përqafuar një qëndrim të ri vitet e fundit, për të hetuar rastet e pikasjes së UFO-ve, ose ndryshe, fenomene ajrore të paidentifikuara. Përpjekjet e qeverisë për të hetuar objektet anormalë dhe të paidentifikuar, qoftë në hapësirë, në qiell apo edhe nën ujë, kanë cuar në qindra raporte të dokumentuara që po hetohen. Por pentagoni thotë se nuk ka gjetur asnjë provë që të tregojë vizita në tokë të jetës inteligjente aliene.

Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05
Top News – Masa të reja sociale në Spanjë / Qeveria reagon disa javë para zgjedhjeve
20/10 14:57
Top News – Pritet ‘fundjavë zjarri’ në Itali / 500 ushtarë në Milano, masa të rrepta sigurie në vend
20/10 14:49
Top News – Bllokuan sheshet me çadra / Portugali, policia çmonton kampet, 55 të arrestuar
20/10 14:44
Top Channel/ “Luftë guerrile” në Milano: 500 ushtarë shtesë, qeveria italiane përgatit dekretin!
20/10 14:24
Top Channel/ Bombardimet në portet ukrainase, kriza e drithit mbërrin në Itali: Çmimet rriten 24%!
20/10 14:22
Top News – Trump heton Grenell për korrupsion / Skandal në Shtëpinë e Bardhë, ‘blerje ndikimi’
20/10 14:18
Top News – Pas Francës, radha e Amerikës…!!! Kriza ‘tingëllon e njohur’ por SHBA është ‘ndryshe’
20/10 13:55
Top News – JD Vance distancohet nga Trump / Nuk pranon të mbështesë Netanyahun për rizgjedhje
20/10 13:43
Top News – Trump: Rusia ka qenë e mirë me Ukrainën / Zelenski takon Witkoff për të riparuar lidhjet
20/10 13:41
Top News – Amerikanët nuk e duan Trumpin / Mbështetja bie në nivelin më të ulët historik
20/10 13:41
Top News – Franca shpërthen, ekstremi i djathtë ngrihet/ Evropa ‘në rrezik’, zemërim para zgjedhjeve
20/10 12:24
Top Channel/ Studentët protestë në Greqi, partitë e majta dalin në mbështetje të protestave
20/10 12:19
Top Channel/ Richard Grenell në skemën e pagesave për ndikim te Presidenti? Trump urdhëron hetim!
20/10 12:16
Top Channel/Tensione të reja Trump-Zelensky: “Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, nuk kemi marrë asgjë”!
20/10 11:20
Top Channel /Papa i telefonon pwr marrëveshje me Rusinë, Zelensky: Trump do kapitullimin
19/10 23:27